MAQEDONI

Ivanov, takime me Jolevskin dhe Naumovskin

23.07.2014 12:23

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot do të ketë takim me Zoran Jolevskin dhe Vasko Naumovskin, të dërguarin e posaçëm të mëparshëm dhe të ardhshëm të shefit të shtetit në bisedimet për dallimet rreth emrit me Greqinë të cilat zhvillohen nën patronatin e KB-së.......

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot do të ketë takim me Zoran Jolevskin dhe Vasko Naumovskin, të dërguarin e posaçëm të mëparshëm dhe të ardhshëm të shefit të shtetit në bisedimet për dallimet rreth emrit me Greqinë të cilat zhvillohen nën patronatin e KB-së.

Kabineti i Ivanovit mbrëmë njoftoi se ambasadori i ardhshëm i Republikës së Maqedonisë në SHBA Vasko Naumovski, me vendim të presidentit të shtetit është emëruar në detyrën i dërguar i posaçëm në bisedimet për emrin që i zhvillon mediatori i KB-së Metju Nimic.

Naumovski do ta zëvendësojë negociatorin e deritanishëm të Maqedonisë për emrin Zoran Jolevski, i cili në përbërjen e re qeveritare është emëruar ministër i Mbrojtjes.