Turqi, vriten katër të punësuar në universitet. Agresori: i vrava sepse ishin gylenistë
Katër akademikë u vranë në Universitetin “Osmangazi” në Turqi nga një punonjës i këtij institucioni arsimor...

Policia e ka arrestuar të dyshuarin e identifikuar si Volkan Bayer, i cili duket se nuk është përpjekur të bëjë rezistencë.
Ai deklaroi se arsyeja pse i vrau katër akademikët ishte fakti se i shihte ata si mbështetës të klerikut mysliman, Fetullah Gylen.
Agresori kishte punuar si kërkues në institucionin e lartë arsimor dhe besohet se në momentin e sulmit ka qenë duke e kërkuar dekanin, i cili në atë kohë nuk ndodhej në ndërtesë.
Në mungesë të tij, zemërimi i tij u përplas mbi zëvendësdekanin, sekretarin e fakultetit, një lektori dhe një anëtar personeli.
Personi në fjalë, i shkarkuar më herët nga detyra, pretendonte se disa punonjës ishin anëtarë të FETO-s dhe të tilla pohime i kishte bërë dhe në gjykatë.
