Incident i armatosur në Reçicë të Tetovës, një i vdekur dhe tre të plagosur
06.04.2018 12:30
Një person ka mbetur i vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në një incident të armatosur...

Një person ka mbetur i vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në një incident të armatosur në Reçicë të Vogël të Tetovës.
Personi i vrarë është me iniciale N. R. nga Kumanova, ndërsa njëri nga tre të plagosurit, për shkak të plagëve serioze, është dërguar menjëherë në Klinikën e Shkupit dhe mësohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ka ndaluar menjëherë dy persona të dyshuar për sulmin me armë zjarri. Policia akoma po heton rastin, kurse rreth incidentit ka reaguar BDI, duke e përgënjeshtruar dhe hedhur poshtë çdo lidhshmëri të këtij subjekti me incidentin në fjalë.
