SHBA, Franca dhe Britania kanë shtuar forcat ushtarake në Sirinë veriore, alarmohet Turqia
Disa përfaqësues të Forcave Demokratike Siriane kanë folur për “Sputnik”...

Disa përfaqësues të Forcave Demokratike Siriane kanë folur për “Sputnik” ku kanë prezantuar themelimin e Federatës Demokratike të Sirisë Veriore (Rojava) në bashkëpunim me koalcionin i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të cilët e kanë rritur prezencën në Manbij, së bashku me Francën dhe kontigjentin e ushtarëve britanikë.
“Shtetet e Bashkuara dhe Franca kanë rritur numrin e ushtarëve të tyre në Manbij pas deklaratave të Turqisë,” - tha komandanti i këshillit ushtarak të Manbijit nga Forcat Demokratike Siriane (SDF), Helil Bozi, duke shtuar se ushtarët britanikë gjithashtu janë pozicionuar në këtë rajon, raporton “Sputnik International”, transmeton Periskopi.
“Shtetet e Bashkuara i kanë vendosur njësitë e forcave speciale afër lumit Sajur, duke vendosur kështu një vijë të kuqe, kalimi i së cilës do të shihet nga forcat e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara si një sulm për të marrë veprime hakmarrëse”, theksoi Bozi. “Aleanca jonë me forcat e kolacionit do të vazhdojë të operojë dhe asgjë nuk do të ndryshojë në këtë kuptim. Koalicioni i udhëhequr nga SHBA do të vazhdojë të mbështesë SDF-në.”
Komandanti nënvizoj se Turqia nuk ka bërë kurrfarë kompromisi me Shtetet e Bashkuara rreth Manbijit: “Në rast se Turqia arriti një marrëveshje me SHBA, kjo e fundit nuk do t’i siguronte furnizime ushtarake Manbij dhe të forconte praninë e saj atje.”
“Nga ana e tij, Këshilli Ushtarak i Manbijit është i vendosur të mbajë rezistencë në rast të një sulmi dhe të mbrojë territoret e tij deri në pikën e fundit të gjakut”, theksoi Bozi.
Edhe ministri i mbrojtjes të kantonit kurd, Rezan Gulo e konfirmoi praninë e trupave amerikane, franceze dhe britanike në rajon.
“Kontigjenti ushtarak i Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Francës nuk është i vendosur vetëm në Manbij por ata gjithashtu janë të vendosur edhe në Tell Abyad, Deir ez-Zor, Raqqa dhe Tabqa me një strukturë asistenciale të përbërë nga koalicioni i Shteteve të Bashkuara. Forcat e koalicionit e kanë rritur prezencën në Sirinë veriore,” specifikoi Gulo.
Më parë, Agjencia Anadolu njoftoi se SHBA kishte filluar të përforcojë praninë e saj në rajonin Manbij që nga 1 prilli.
