Ndryshimet e temperaturave, Lumani: Shkaktojnë probleme, jo vetëm te të sëmurët

06.04.2018 14:41

Ndryshimet drastike të temperaturave gjatë kësaj jave....

Ndryshimet drastike të temperaturave gjatë kësaj jave,  nuk  shkaktojnë probleme vetëm te personat me sëmundje kronike por te të gjitha kategoritë e njerëzve. 

Jo të gjithë i përballojnë njëlloj këto ndryshime ekstreme por  grupmoshat më të rrezikuara mbeten personat mbi 65 vjeç, fëmijët e porsalindur  dhe ata lëngojnë prej sëmundjeve kronike.

Mjekët thonë se gjatë kësaj periudhe më së shumti ndihmë kërkojnë personat që kanë probleme me frymëmarrjen si dhe personat me sëmundje kardiovaskulare. Shtypja atmosferike, lagështia e ajrit dhe temperaturat jo stabile, janë shkak i plogështisë dhe shumë problemeve të tjera edhe tek njerëzit e shëndoshë.

“Njerëzit e shëndoshë sigurisht nuk e kanë atë aftësin fizike dhe psiqike për punë për shkak të ndikimit të shumë faktorëve si ndryshimi i temperaturave, rritja e lagështisë së ajrit, shtypja atmosferike kushtet të cilat janë egzogjene të cilat prej jashtë ndikojnë, ato endogjene dhe organizmi vepron në formë të tjetërsuar, aq më teper tani kur kemi lulëzimin e pemëve dhe rritjen e sasis së polnit në atmosferë, çdo organizëm reagon në formë të tjetërsuar, paraqitja e alergjive sezonale, te cilat shoqërohen me kruarje, rrjedhje te hundëve, kruarje te syve, teshtirja,  gjendje apatike jo normale për veprimet e përditëshmërisë” – thotë mjeku, Sedat Lumani.

Por ata që e ndjenë para kohë këtë ndryshim, janë meteopatët tek të cilët dalin në pah smundjet të ndryshme. Simptomet tek meteopatët ndahen në disa grupe: simptome psikologjike, fizike, si dhe të organeve të ndryshme.

“Njerëzit reagojnë në forma të ndryshme, të ashtuquajturit-Metereopat,  ndjejnë dhimje të organizmit, të nyjeve, të kyçeve, apati, jo aftësi për punë. Dhe për shumë njerëz në këtë periudhë paraqiten smundje tipike të sezonës. Janë anemitë të cilat ndikojnë në funksionet e përditëshmërisë qoftë ato psiqike ose ato fizike” – u shpreh mjeku, Sedat Lumani.

Për ti reduktuar këto probleme personat me sëmundje kronike duhet  ta marrin terapinë e caktuar nga mjeku me rregull, nëse kanë përkeqësism të gjendjes shëndetësore duhet të kontaktojnë mjekunë amë.

Ndërsa për të gjithë personat, mjeku Sedat Lumani, rekomandon që ti kushtojmë rëndësi aspektit të veshëmbathjes ,ushqimit dhe aktivitetit fizik, që të mund tju shmangemi simptomeve të sipërmendura. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)