Kuvendi do ta mbajë seancën e 10-të
Deputetët do t'i shqyrtojnë propozim-ligjet e Ligjit për hipotekë dakorduese, plotësimin e Ligjit për arsim sipëror dhe ndryshimet e Ligjit për familje.....

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta mbajë seancën e 10-të në rend dite të së cilës janë rreth 27 propozim-ligje dhe ndryshime të ligjeve nga më shumë sfera.
Deputetët do t'i shqyrtojnë propozim-ligjet e Ligjit për hipotekë dakorduese, plotësimin e Ligjit për arsim sipëror dhe ndryshimet e Ligjit për familje.
Rendi i ditës duhet të plotësohet me Propozim-ligjin për parandalim të larjes së parave dhe financim të terrorizmit, ndryshimet e Ligjit për sistemin njësportel dhe menaxhim të regjistrit tregtar dhe regjistrit të personave të tjerë juridik, si dhe ndryshimet e Ligjit për sistem hekurudhor.
Në seancë do të debatohet për ndryshimet e Ligjit për orarin e punës, pushimet e obligueshme të punonjësve mobilë dhe shoferët në komunikacionin rrugor dhe pajisjet për regjistrim në komunikacionin rrugor, si dhe plotësimet e Ligjit për tokë bujqësore.
Kuvendi do të debatojë edhe për Propozim-vendimin për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për zgjedhje të kryetarëve, zëvndësve të kryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre në komisionet e Kuvendit dhe për Propozim-vendimin për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për formim të grupeve të deputetëve për bashkëpunim me parlamentet e shteteve tjera.
