Anëtarësimi në BE, Fuere: Të çelen bisedimet, pavarësisht zgjidhjes së emrit
Ish ambasadori I BE-së në Maqedoni Ervan Fuere me sugjerime të reja nëse Maqedonia....

Ish ambasadori I BE-së në Maqedoni Ervan Fuere me sugjerime të reja nëse Maqedonia deri në qershor nuk arrin të finalizojë çështjen e emrit kur edhe pritet që Komisioni Europian të konfirmojë rekomandimin për çeljen e bisedimeve.
Në një intervistë për “TV24” diplomati europian thotë se do të ishte mirë që Greqia të pranojë nisjen e bisedimeve dhe paralelisht të vazhdojë bisedimet për kontestin e emrit.
Fuere thotë se Greqia në çdo moment si anëtare e BE-së ka të drejtën të ndërpresë të njëjtat, por njëkohësisht do të duhet të tregohet më fleksibile në gjetjen e zgjidhjes duke respektuar dyja palët.
“Greqia ka një përgjegjësi të madhe dhe shpresoj se e kupëton këtë dhe se do të përgjigjet në mënyrë reciproke dhe zgjidhja do të respektojë identitetin maqedonas, gjuhën, kulturën dhe trashëgiminë e begatë që nuk është në dëm të Greqisë apo dikujt tjetër. Është e rëndësishme që vendimi përfundimtarë I zgjidhjes së kontestit, plotësisht të respektojë të drejtat dhe identitetin e të dyja palëve. Do të ishte tragjedi e madhe që komisioni të mos përgjigjej pozitivisht pasiqë Greqia do të thoshte se akoma nuk ka zgjidhje për emrin, edhe përkundër reformave të realizuara.” – tha ish ambasador i BE-së në Maqedoni, Ervan Fuere.
Fuere konsideron se 2018-ta është viti kyç i eurointegrimeve për Maqedoninë, pasi viti i ardhshëm është vit i zgjedhjeve në Parlamentin dhe Komisionin Europian.
Ai përshëndet paralajmërimin për kthim të VMRO-DPMNE-së në kuvend. Kjo sipas tij është një garanci se reformat do të vazhdojnë e që janë të rëndësishme për rrugën e Maqedonisë drejt familjes europiane. (Meral Ismaili, TVM2)
