Ortodoksët përgatiten për pashkët, rriten çmimet në tregje, shitësit arsyetohen
Çdo vit, në çdo festë të madhe, qoftë ajo Bajram, Pashkë apo Krishtlindje....

Çdo vit, në çdo festë të madhe, qoftë ajo Bajram, Pashkë apo Krishtlindje, përsëritet rituali i njejtë. Shitësit ndryshojnë çmimet pak ditë para festave dhe i kthejnë çmimet e vjetra, sapo ato mbarojnë.
Edhe nëse kanë pak para, qytetarët i’a lejojnë vetes të blejnë diçka më shumë për festa, e kjo bënë që tregëtarët të shohin përfitimin e tyre e të mos mendojnë shumë nëse vërtetë ai që blen, mund t’ia lejojë vetes luksin që të blejë më shtrenjtë. Vetë qytetarët , duket se janë mësuar me rritjet e çmimeve në prag të festave.
“Është normale se prodhimet që dalin në këtë kohë janë nga oranzheritë të cilat harxhojnë energji dhe kështu patjetër se duhet të jenë më të shtrejta. Kjo nuk më shqetëson se tani vërtetë ka cilësi në krahasim me kohët e mëparshme.”
“Kjo më është në kuadër të normales. Secilit i pengon çmimi më i lartë por ai është realiteti. Do të blish aq sa të duhen”.
“Ka ulje të çmimeve, ja mishi i qengjit dhe derrit deri më tani kjo nuk ka ndodhur.
Shitësit arsyetohen me faktin se prodhimet që shesin i kanë marrë më shtrenjtë nga furnizuesit” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.
“Ndryshime të çmimeve ka, edhe atë me rritje për 20 deri më 30%. Domatet, patatet dhe disa nga zarzavatet iu është rritur çmimi. Kjo ndodh për shkak të festave dhe tregtarëve që punojnë me shumicë” – thotë një shitës.
Shitësit mendojnë se përderisa është festë, sigurisht që qytetarët do të “zgjidhin qesen”. Qytetarët presin që festat të mbarojnë dhe çmimet sërisht të kthehen në normalitet. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
