Festa e pashkës, mbrojtje shëndetësore 24 orë, edhe gjatë festës

06.04.2018 15:51

Edhe pse prej sot ka filluar pushimi i zgjatur për shkak të Pashkës...

Edhe pse prej sot ka filluar pushimi i zgjatur  për shkak të Pashkës, spitalet dhe shtëpitë e shëndetit, do të vazhdojnë të funksionojnë normalisht, me shërbim 24 orësh.

Gjatë ditëve të ardhshme festive, shërbimet e Shtëpisë shëndetësore Shkup do të sigurojnë mbrojtje shëndetësore 24-orëshe përmes pikave kujdestare të natës në poliklinikat Idadia, Çento, Çair, Gjorqe Petrov, Bit pazar, Jane Sandanski, Shuto Orizare, Draçevë dhe Bukuresht.

Kujdestaria e të shtunës më 7 prill në të gjitha shërbimet speciale do të realizohet në poliklinikën Bukuresht prej orës 8:00 deri në 16:00 dhe mbulimi 24 orësh nga Shërbimi i urgjencës me mjekim shtëpiak.

Nga Shtëpia e shëndetit Shkup u rekomandojnë qytetarëve që për shkak të periudhës së kaluar të kreshmës të kenë kujdes me ngrënien e ushqimit me origjinë shtazore dhe konsumim të alkoolit për shkaqe shëndetësore.