Botë
MPJ në Prishtinë i jep “vizë”, Gjuriq riviziton me leje Kosovën për Pashkët
06.04.2018 17:00
Drejtori i ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq, nesër do të vizitojë Kosovën, pasi ka marrë leje nga Ministria e Punëve të Jashtme...

Kërkesa i është aprovuar në frymën e paqes dhe mirëkuptimit me rastin e Festës së Pashkëve Ortodokse”,- thonë nga kjo ministri.
Pa marrë parasysh që është zyrtar, Gjuriq, sikurse secili pelegrin tjetër, e gëzon të drejtën që të lutet në cilëndo kishë që ai dëshiron. Por, rregullat do t’i respektojë ngase është përballur dhe është njohur me realitetin e ri në Kosovë dhe nëpërmjet tij, me këtë realitet është njohur secili zyrtar i shtetit serb”,- thonë nga MPJ e Kosovës.
Më 26 mars, Marko Gjuriq u arrestua nga Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës, pasi Ministria e Punëve të Jashtme nuk i kishte dhënë leje për ta vizituar Kosovën, po atë ditë Gjuriq u dëbua për në Serbi.
