Maqedoni

Interpelanca, analistët: VMRO kërkoi shkas për kthim në Kuvend

07.04.2018 13:40

Inicijativa e paralajmëruar e VMRO-DPMNE-së për interpelancë ndaj punes se qeverisë Zaev, është vetëm “shkas” për të gjetur rrugën e kthimit në Kuvend...

Inicijativa e paralajmëruar e VMRO-DPMNE-së për interpelancë ndaj punes se qeverisë Zaev, është vetëm “shkas” për të gjetur rrugën e kthimit në Kuvend, ne menyren sa me pak “te dhimbshme” për anëtarësinë e kësaj partie. Ky është konstatimi i analistëve politik Petar Arsovski dhe Albert Musliu, sipas të cilëve, VMRO-DPMNE është e vetedijshme se kjo interpelancë ka gjasa reale të mos votohet pasi nuk i kanë 61 votat e nevojshme per ta kaluar interpelancen. 
 
“Është shumë vështir për të pritur se VMRO-DPMNE mund të përfitojë poena politik me interpelancën e paralajmëruar. Ka më shumë gjasa që  kjo interpelancë të jetë strategji politike me të cilën ata do të rikthen në Kuvend duke mbajtur “ftyrën e bardhë“ para opinionit. Mendoj se interpelanca nuk do t’i kalojë  opozitës por vetëm do tu hap mundësi VMRO-së për të rikthyer në Kuvend me një agjend e cila ajo do ta përcaktoj”, tha Petar Arsovski, analist politik.
 
“Më shumë është justifikm për të arsyetuar kthimin në Kuvend edhe për ta defokusuar opinionin dhe pas faktit pas disa takimieve që kishim në nivel liderësh mes VMRO-s dhe LSDM-së, Mickovski paralamëroi se ka një ndjenj se mund të lirohen prej paraburgimit deputetët e partisë së tij. Ashtu që realisht nuk besoj se  opozita mund ti mbledh 61 deputetë dhe të rëzojnë qeverin por më shumë është si një shou për të justifikuar para anëtarësisë vete dhe për të justifikuar kthmin në Parlament”, tha Albert Musliu, analist politik.
 
Për Arsovskin dhe Musliun nuk ka dyshime se maxhoranca dhe opozita kanë marrëveshje politike për të mbështur reformat urgjente që faktori ndërkombëtar i pret nga vendi për ti përmbushur, por në asnjë mënyrë nuk dëshirojnë të besojnë se ndoshta pas kësaj qendron dhe amnestia eventuale e deputetëve të dyshuar të VMRO-së në ngjarjet e 27 prillit. 
 
“Është e qartë se qeveria dhe opozita kanë një marrëveshje politike. Ajo marrëveshje me siguri ka të bëjë me mbështetjen e reformave urgjente, në procesin e kyçjes së opozitës në zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqin, por tani cilat janë garancat që qeveria ia ka dhënë opozitës nuk mund të parashihet, por është e qart se ka një komunikim aktiv mes tyre që ka për qëllim të aktivizimit e diajogut politik”, tha Arsovski.
 
“Mendoj që kthimi i opozitës ka të bëj më shumti për bashkupunimit nër efroma eventualisht konakteve më të mira  dhe më shpeshta mes tyre,por nuk besoj se ka diçka me ndonjë amnesti ose iniciativ për ti çliruar gna përgjegjësisë ish funskionarët e VMRO-DPMNE-së. Nuk besoj se ka vullnet te qeveria dhe tek liderin e LSDM-së Zoran Zaev për të hyjnë në parzarlëqe”, tha Musliu.
 
Arsovski dhe Musliu gjithashtu analizojnë se VMRO-DPMNE nuk do të ketë strategji të vazhdueshme politike, përderisa nuk bëhet transformimi i plotë i saj në parti properednimore. 
 
REXHEP QAMILI