Maqedoni

Incidentin në Reçicë, prokuroria: Paraburgim për 12 të akuzuar

07.04.2018 14:03

Prokuroria Publike ka kërkaur 30 ditorë paraburgim për 12 të dyshuar për përfshirje në përleshjen e armatosur të së enjtes në Reçicë të Vogël të Tetovës...

10 prej tyre tanimë janë arrstuar dhe dorëzuar tek gjykatësi i procedurës hetimore dhe të njejtëve u është shqiptuar masa e paraburgimit. Siç bëjnë të ditur nga Minsitria e Punëve të brendëshme:  “Për shkak të dyshimeve për kryerje të veprës penale “vrasje” dhe bashkëkryerjen e saj, është iniciuar padi penale ndaj personave me iniciale: N.M, H.M, F.M,B., I.M, M.M, S.R, H.K, B.R, R.D dhe L.B shtetas i Shqipërisë, si dhe D.F. Njëkohësisht ndaj personit B.R dhe L.B është iniciuar padi penale mbi dyshimet se kanë kryer vepër penale përpunim dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe mjeteve shpërthyese”. 
 
Policia poashtu bën të ditur se ende është në kërkim të D.F nga Opaja e Kumanovës, ndërsa i dyshuari F.M ende nuk është paraqitur tek gjykatësi i procedurës hetimore pasi ndodhet në spital për shkak të lëndimeve trupore si pasojë e përleshjes së armatosur. Sipas elaborimit të policisë, personat e përfshirë në incident kanë qenë të ndarë në dy grupe, përshkak të mosdurimit për arsye të llogarive të papërfunduara paraprake mes tyre.
 
Në vendin kritik  të gjithë kanë dalë nga automjetet e tyre, disa të paisur me armë zjarri të markave të paidentifikuara kurse disa prej tyre edhe me shkopinj bejsbolli dhe mjete të tjera. Në incidentin e armatosur në Reçicë të Vogël mbeti i vrarë Naip Rexhepi nga Kumanova, ndërsa dy të jerë kanë mbetur të lënduar por ndodhen jashtë rrezikut për jetë.
 
GYLTENE SINANI