ITALIA

Italiani qëllon me thikë tre shqiptarët, nuk paguan qiranë

23.07.2014 14:06

Shtetasi talian, pronar i apartamentit, ka qëlluar me thikë vëllezërit Bashkim dhe Afrim Lloti, dhe Raimonda Llotin, gruan e Afrimit........

Një familje shqiptare, me banim në Itali, e cila nuk kishte paguar qiranë e shtëpisë prej 6 muajsh, është plagosur nga pronari i shtëpisë.

Shtetasi talian, pronar i apartamentit, ka qëlluar me thikë vëllezërit Bashkim dhe Afrim Lloti, dhe Raimonda Llotin, gruan e Afrimit.

Mësohet se autori i plagosjes është 42-vjeçari, Alessandro di Chiaza.