Maqedoni

Rasti i Almirit, Boban Iliq kthehet në paraburgim

07.04.2018 16:14

Me kërkesë të Prokurorisë Themelore Publike, Boban Iliq është dërguar në paraburgim ku do të qëndrojë deri në fuqizimin e vendimit të gjykatës për rastin e Almir Aliut...

Gjykata e Kumanovës të enjten nën akuzën për aksident trafiku me pasojë vdekje Boban Iliqin e dënoi me vetëm 6 vite burg. Ai nga paraburgimi u lirua disa dit para shpalljes së vendimit gjyqësorë pasi rikualifikimit të lëndës nga “vrasje” në “aksident komunikacioni”. Gjykata gjithashtu dënoi babain e Almirit, Sedat Aliu, me gjashtë muaj burg me kusht, ndërsa me nga 9 muaj burg u dënuan edhe Abdulla Aliu dhe Sami Demirit.
 
Avokatët e familjes Aliut e cilësuan vendimin si skandaloz dhe të pa paranueshëm duke paralajmëruar se do të ankimojnë  vendimin në gjykatën e apelit. Ndërsa familja Aliu paraljmëroi padi penale ndaj pokurores Suzana Kusigerska dhe gjykatësës Maja Denkovska, të cilat i akuzojnë për anim gjat procesit në anën e të akuzuarit Boban Iliç. Edhe Këshilli i protestave për rastin e Almir Aliut nuk është pajtuar me vendimin gjyqësor, duke paralajmëruar se do të vazhdojnë me hapat e ardhëshme në kërkim të drejtësisë për Almirin dhe përgjegjësisë për gjykatësit dhe prokurorët që keqpërdorin dytyrën.
 
Me vendimin nuk është pajtuar as mbrojtja e Boban Iliqit. Avokati I tij Stevan Pavllevski ka paralajmëruar se do ta ankimojë vendimin pasi sipas tij Iliq nuk është fajtor.