Maqedoni

Turqi, “neutralizohen” 108 militantë kurdë

07.04.2018 16:46

Turqia thotë se forcat e saja kanë neutralizuar 108 militantë kurdë, në opoeracionet e kryera gjatë javës në juglindje të Turqisë dhe në veri të Irakut...

Ushtria turke ka përdorur termin “neutralizim”, duke iu referuar operacioneve, në të cilat militantët kurdët janë vrarë, plagosur apo kapur. Autoritetet turke kanë thënë se kanë neutralizuar 31 militantë nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, e cila është e jashtëligjshme në Turqi- gjatë operacioneve në provincat Tunceli, Mardin, Diyarbakir dhe Sirnak. Ndërkaq, 77 militantë të tjerë janë neutralizuar në operacionet përgjatë kufirit.
 
Turqia vazhdimisht kryen sulme ajrore që kanë për cak PPK-në në veri të Irakut, ku grupi është i vendosur. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se Turqia do të bëjë “çdo gjë që është e nevojshme”, nëse operacionet e Irakut dështojnë të largojnë militantët, duke rritur mundësinë që Turqia të ndërmarrë vetë operacione ushtarake.
 
Forcat turke janë duke kryer operacione ushtarake edhe në rajonin Afrin në veri të Sirisë kundër milicisë kurde të Sirisë, që Turqia thotë se kanë lidhje me PPK-në. Poashtu sipas policisë turke të paktën 33 persona janë arrestuar dje në Stamboll, me akuzën për lidhje me organizatën terroriste ISIS.