Maqedoni

Puigdemont dëshiron të kthehet në Belgjikë

07.04.2018 17:07

Ish-lideri katalan, Carles Puigdemont shpreson se do të mund të jetojë në Beligjikë, pasi të kenë përfunduar procedurat ligjore në Gjermani...

“Dëshira ime është të kthehem në Belgjikë, por pasi të kenë përfunduar procedurat ligjore këtu në Gjermani”, u ka thënë Puigdemont gazetarëve në Berlin. Ai është liruar nga paraburgimi në Gjermani, pasi ka paguar 75 mijë euro për lirimin e tij me kusht, derisa të merret vendimi për ekstradmin në Spanjë.
 
Spanja akuzon Puigdemontin për rebelim dhe shpërdorim të fondeve publike lidhur me referendumin e paautorizuar për pavarësinë e Katalonjës në tetor të vitit 2016.