Maqedoni

Zaev: Mund ti mbaj leksione ekonomike Mickovskit. Reagon Mickovski

07.04.2018 17:32

Deri në fund të muajit kryemisnitri Zoran Zaev ka paralajmëruar ndryshim e në kabinetin qeveritar...

Ndërsa në një intervistë për agjencinë Mia Zaev thot se tanimë e ka të qartë se çfar zgjidhjesh do të ndërmerr. “Po i bëjmë konsultimet e fundit. Pas shkarkimeve duhet menjëherë të vijnë emrimet. Për mua është krejtësisht e qartë dikush që nuk sjell rezultate të shkakrohet ose vet të tërhiqet”. 
 
I pyetur se a do të ketë edhe shkarkime të kuadrove të BDI-së kryemisnitri me përgjigje. “Unë njerzit në qeveri nuk i shoh si njerëz nga LSDM, njerëz që erdhën nga rradhët e ekspertëve, sektori civil, apo cilado qoftë parti tjetër. I shoh ato si njerëz që duhet të sjellin rezultate. Kriter plotësues për mua është sa puna e tyre ndikon të jetë evident dallimi nga politikat e qeverisë së kaluar, a ka ndryshuar në të mirë puna e institucioneve. Qytetarët e ndryshuan pushtetin dhe është e logjikshme të shohin ndryshime konkrete dhe të dukshme në institucione”. 
 
Në këtë drejtim zhvillohen mendimet tona rreth ndryshimeve në ekzekutiv thot kryemisnitri. I pyetur rreth kritikave të liderit të opozitës, Hristian Mickoski se në Qeveri ka “shumë politikë dhe pak ekonomi”, kryeministri Zaev tha se për disa çështje pajtohet me Mickoskin, veçanarisht në pjesën e reformave, por sa I përket ekonomisë ai tha se Mickovskit dhe opozitës mund tu mbaj leksione. 
 
“Por, kur flitet për ekonomi, mendoj se nuk është gjind më së miri. Maqedonia ka qenë në minus. Duke e pasur parasysh këtë ne kemi arritur ta stabilizojmë buxhetin e shtetit, të arrijmë rritje të ekonomisë, rrogat kanë filluar të rriten. Pa pasur dallim kush si e kupton, megjithatë për këto çështje mund t’i jap leksione Mickoskit dhe opozitës deri në mëngjes, por edhe më shumë. Pjesën më të madhe të reformave ia kushtojmë ekonomisë”, tha Zaev.
 
Por në intervistën e kryemisnitrit Zaev, ka reaguar lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski. Ai në profilin e tij në facebook ka shkruar:  “Me dit nuk përgjigjej në atë që në esencë shqetson qytetarin, e ajo është ekonomia katastrofale dhe pasi menduan se çfar të thonë, e lexova dhe them se nuk është e mundur që kjo të jetë përgjigja e tij. Por po, me Zaevin edhe kjo është e mundur. Erdh deri ati puna që Zaev të ndajë leksione për ekonomi, por nuk kupton se peshku jo vetëm që qelbet nga koka, apo bishti siç mendon Zaev, por është qelbur e tëra”, thekson Mickovski. 
 
Sipas tij populli po e ndjen leksionin plot kriminalitet dhe teror, ndërsa ekonomia po fundoset ndërsa populli është gjithnjë e më i varfur. 
 
ERSAN PAJAZITI