Maqedoni

Zaev: Takimi me Cipras nënkupton marrveshje për emrin

07.04.2018 18:14

Kryeministri, Zoran Zaev ka konfirmuar se më 12 prill shefi I diplomacies Nikolla Dimitrov...

Kryeministri, Zoran Zaev ka konfirmuar se më 12 prill shefi I diplomacies Nikolla Dimitrov do ta takojë homologun e tij grek, Nikos Kocijas për emrin. Zaev tha se nëse pas 12 prillit do të ketë takim me kryeministrin grek, kjo do të nënkutonte se kontesti shumëvjeçar do të merr fund. 
 
“Kur të dëgjoni paralajmërimin për takimin Zaev-Cipras ta dini se jemi këtu me zgjidhje të dinjitetshme për shtetin”, – citohet të ketë deklaruar për agjencinë MIA kryeminsitri Zoran Zaev. 
Ai ka përjashtuar mundësinë për buldozerë diplomatik midis Maqedonisë dhe Greqisë, ndërsa ka theksuar se për vendime të këtilla ia vlen të flijohet edhe karriera politike. 
 
Ndërkohë Zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Canakopulos tha se me zgjidhjen e emrit nuk do të rrezikohet besimi që Kuvendi ka në Qeverinë aktuale greke. Ai madje theksoi se Qeveria ka kohezion për çështjen, pavarësisht se partneri i koalicionit qeveritar, Grekët e Pavarur deri tani ka kundërshtuar zgjidhjen eventuale që do të përmbante termin “Maqedoni”.
 
Nga ana tjetër një anketë e OJQ Eurothink e realizuar nga 1 deri më 21 mars, në bashkëpunim me agjencinë M-Prospekt, ka rezultuar se problemi me emrin, personalisht, është çështje e rëndësishme ose shumë e rëndësishme për 77% të qytetarëve të vendit. 
 
Për, 20%, e qytetarëve çështja është e parëndësishme ose aspak e rëndësishme. Poashtu 75%, e qytetarëve të anketuar mendojnë se çështja duhet të zgjidhet menjëherë. Anketa vuri në dukje gjithashtu një rritje të konsiderueshme në optimizmin se Maqedonia do të bëhet anëtare e BE-së. Anketa tregon se gjashtë nga dhjetë banorë në Maqedoni mendojnë se nëse kontesti i emrit shtyhet, do të ketë pasoja për shtetin. 
 
ERSAN PAJAZITI