Maqedoni

Dita botërore e shëndetësisë, “Shëndet për të gjithë dhe çdo kund”

07.04.2018 18:21

Përparimi i shëndetit publik, përmirësimi i sistemit shëndetësor, si dhe shëndetit të qytetarëve...

Përparimi i shëndetit publik, përmirësimi i sistemit shëndetësor, si dhe shëndetit të qytetarëve, janë mesazhet e mjekëve dhe institucioneve shëndetësore të Maqedonisë me rastin e 7 prillit – Ditës Botërore të Shëndetit.
 
Këtë vit dita botërore e shëndetësisë shënohet me moton “Shëndet për të gjithë dhe çdo kund”. Përfaqësuesit e institucioneve thonë se fokusi i tyre do të jetë të rrisin cilësinë e shërbimeve shëndetësore për pacientët dhe të kenë qasje çdo kund, përmirësimin e infrastrukturës në objektet ekzistuese, invesime në objektet kapitale dhe reforma tjera.
 
Organizata Botërore e Shëndetësisë me rastin e kësaj dite thekson se disa vende kanë arritur përparim në shërbimet shëndetësore, por gjysma e botës akoma nuk kanë qasje për shërbimet themelore të shëndetësisë.