Maqedoni
Lëvizja Besa: Të rehabilitohet sistemi shëndetësor
07.04.2018 18:29
Në ditën botërore të shëndetësisë nga Lëvizja Besa me kryetar Afrim Gashin kanë deklaruar...

Në ditën botërore të shëndetësisë nga Lëvizja Besa me kryetar Afrim Gashin kanë deklaruar se qytetarët për çdo ditë gjatë marrjes së shërbimeve shëndetësore përballen me vështërsi të shumta, ndërsa të dhënat statistikore për shkallën e lartë të vdekshmërisë së foshnjave janë tregues të gjendjes alarmuese që mbretëron në shëndetësinë e vendit.
Prandaj nga kjo parti i bën thirrje qeverisë dhe institucioneve shëndetësore që urgjentisht t’i ndërmarrin masat e duhura për rehabilitimin e sistemit shëndetësor, në mënyrë që qytetarët ta realizojnë të drejtën për shërbim shëndetësor cilësor, efektiv dhe të sigurt.
