Botë
Gjermani, tre të vdekur dhe 30 të plagosur
07.04.2018 18:55
Të paktën tre të vdekur dhe 30 të plagosur është bilanci i viktimave pasi një makinë e paidentifikuar ka hyrë në mes të turmës me njerëz në Munster, të Gjermanisë....

Dyshimet e para janë për një sulm terrorist. Nga informacionet paraprake autori i sulmit ka vrarë veten. Policia në Gjermani ka konfirmuar se janë disa të vdekur, pa përmendur shifra. Po ashtu Policia thotë se edhe shoferi i veturës mund të jetë në mesin e të vdekurve.
Gazeta gjermane “Spiegel Online” ka raportuar se deri më tani dyshohet të kenë vdekur tre persona ndërsa rreth 30 të tjerë janë lënduar.
