Maqedoni

Maqedoni, besimtarët Ortodoksë festojnë Pashkët

08.04.2018 12:02

Besimtarët ortodoksë sot festojnë festën më të madhe Pashkët – Ringjallja e Krishtit, dita kur Jezu Krishti tregoi fuqinë e tij hyjnore dhe u ngrit nga të vdekurit...

Me rastin e kësaj feste sot në katedralen "Shën Klimenti I  Ohridit", u mbajt një liturgji e ringjalljes së krishtit nga kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë, z. Stefan. Në Liturgji, ishte I pranishëm edhe Kryetari i Shtetit Gjorge Ivanov i cili i përgëzoi besimtarët me dëshirë për shumë shëndet, gëzim dhe lumturi.
 
"Dita e Ringjalljes së Krishtit - Pashkët është festa më e madhe krishtere. Kjo ditë e ndritshme është bazë e besimit tonë. Thuhet se përmes Krishtit, Zoti u vu në vendin tonë. Dashuria e Zotit ndaj njerëzimit fitoi ndaj hidhërimit të Zotit", tha Gjorge Ivanov, Presidenti i Republikës së Maqedonisë.
 
“Kjo festë e madhe na thërret që ta hapim vullnetin tonë dhe të përsosemi si njerëz dhe personalitete, duke e e marrë parasysh arritjen e Jezu Krishtit dhe t’i ruajmë shpirtin dhe trupin të pastër, që të mos ngulfatemi në errësirën e mospërmbajtshmërisë”, tha Zoran Zaev, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë.
 
“Le të jemi të lumtur gjatë gjithë kohës, edhe pse për hir të së vërtetës nuk shoh potencialin për një gjë të tillë duke pasur parasysh gjendjen politike dhe ekonomike në shtet”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
 
Poashtu edhe Zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani të gjithë krishterëve ortodoksë ua uroi festën e Pashkëve.  
 
"Sot janë Pashkët, festë që paraqet simbol të solidaritetit, mirësisë dhe para së gjithash shpresës. Të gjitha legjendat thonë se njerëzit e vullnetit të mirë, nga të gjitha bashkësitë, maqedonas dhe shqiptarë, së bashku i kanë përballuar sfidat të cilat i kanë sjellur kohërat, në mbrojtje të këtij manastiri", tha Bujar Osmani, zëvendëskryeministri për eurointegrime.
 
Ringjallja e Krishtit u njoftua në mesnatë në të gjithë tempujt e Kishës Ortodokse Maqedonase.
 
GYLTENE SINANI