Botë

Tjetër sulm kimik në Siri, të paktën 70 të vdekur

08.04.2018 12:18

Të paktën 70 vetë kanë mbetur të vdekur pas një sulmi të dyshuar kimik në Douma, qytet në Ghoutën Lindore, në Siri....

Forcat e shpëtimit vullnetar, Helmetat e Bardha shpërndanë imazhe grafike duke treguar disa trupa në bodrume. Ata thonë se numri i viktimave kishte të ngjarë të rritej akoma më shumë.
 
Konfirmimi për viktimat e deritanishme vjen nga mjekët dhe vullnetarët në Siri, ndërsa qeveria vendase i ka quajtur akuzat për një sulm kimik, një trillim.
 
 
Ndërkohë, Presidenti i SHBA, Donald Trump ka dënuar sulmin e dyshuar me armë kimike në Siri. Në një reagim në twitter, Trump fajëson Rusinë dhe presidentin Puntin por edhe Iranin për mbështetjen që i kanë dhënë regjimit të Assad. Ai paralajmëroi se Rusia dhe Irani do të paguajnë këtë çmim, ndërsa e quan "kafshë" presidentin sirian.