Botë

Sulmi në Meunster, policia gjermane po heton mbi motivet

08.04.2018 18:21

Hetuesit gjermanë janë duke punuar për të kuptuar motivet e personit që goditi me makinën e tij turmën e njerëzve në qytetin Muenster. Nga ky incident u vranë dy persona dhe më pas i dyshuari vrau edhe vetën.....

Autoritetet gjermane kanë thënë se viktimat janë një grua 51-vjeçare nga Lueneburg dhe një burrë 65-vjeç nga Borken, që gjendet afër Meunster. Sipas prokurorisë publike gjermane shoferi ka qenë një 48-vjeçar nga Mynihu” dhe deri më tani nuk ka indikacione për një prapavijë kriminale pas kësaj ngjarjeje.
 
Policia ka thënë se i dyshuari ka qëlluar vetën me armë, pasi ka goditur me makinën e tij zonën ku gjendeshin restaurante. E përditshmja gjermane Frankurter Allgemeine Zeitung ka thënë se i dyshuari është Jens R., 48-vjeç. Ndërkaq, televizioni publik gjerman, ZDF ka raportuar se policia ka kontrolluar apartamentin e të dyshuarit dhe ka gjetur se ai ka pasur lidhje me ekstremistët e të djathtës ekstreme.
 
Ndërkaq, Sueddeutsche Zeitung ka thënë se i dyshuari ka pasur probleme psikologjike. Por, Minsitria e Brendshme nuk ka konfirmuar apo mohuar këto raportime.