Botë
50 të vdekur nga helmimi me alkool në Indonezi
09.04.2018 14:32
Rreth 50 persona kanë vdekur nga helmimi me një pije alkoolike në perëndim të Indonezisë dhe në kryeqytetin Xhakarta...

Rreth 50 persona kanë vdekur nga helmimi me një pije alkoolike në perëndim të Indonezisë dhe në kryeqytetin Xhakarta, njoftojnë autoritetet, transmeton Anadolu Agency (AA).
Spitali shtetëror në qarkun Cicalengk njoftoi se nga e enjtja deri të hënën nga konsumimi i likerit fals dhe ilegal gjetën vdekjen 17 persona.
Drejtori i spitalit, Yani Sumpena tha se 40 persona u shtruan në spital me mundime, vjellje, probleme të frymëmarrjes dhe vetëdijes ndërsa 13 ende janë në trajtim.
Në të njëjtën kohë, 31 persona humbën jetën për shkak të helmimit në Xhakartë, Depok dhe Vakasi.
Policia arrestoi katër të dyshuar në Xhakartë për shitjen e pijeve të bëra në mënyrë ilegale.
Taksat e larta të alkoolit kanë shkaktuar rritjen e kërkesës për pijet alkoolike në tregun e zi. Pijes së bërë në mënyrë të palejueshme i rritet fuqia duke u përzier me kimikate si pesticide apo metanol.
