Maqedoni

MPB: Laboratori i drogës vdekjeprurëse në Gërçec

09.04.2018 18:02

Policia ka zbuluar se një banor nga fshati Gërçec i Sarajit dhe një shtetas çek kanë prodhuar një lloj të drogës që është vdekjeprurëse...

Sektori për luftimin e krimit të organizuar në polici bën të ditur se ka ngritur kallëzim penal kundër një 36 vjeçariT nga Gërçeci i Shkupit dhe një 58-vjeçari me shtetësi çeke, të cilët po prodhonin drogë në një laborator të improvizuar në shtëpinë e banorit nga Gërçeci.

Droga që ata kultivonin në tregun e zi njihet si kristal met, pernik ose perventin. Këtë drogë sintetike policia shpjegon se po e takon për herë të parë në Maqedoni, pasi kryesisht prodhohet në Çeki.

Me përdorim të rregullt të kësaj droge sintetike për dy vjet, shkatërrohet sistemi nervor dhe truri, dhe mund të shkaktohet edhe vdekje. Policia ka arritur ta prangosë vetëm shtetasin çek, të cilit prokuroria më pas i ka shqiptuar paraburgim 30-ditorë, ndërsa banori i Gërçecit ende po kërkohet.