Botë
Aksident trafiku në rrugën Levan-Tepelenë, humbën jetën tre persona
09.04.2018 18:07
Tre persona kanë humbur jetën mëngjesin e së hënës në një aksident trafiku në aksin rrugor Levan-Tepelenë...

Deri te tragjedia erdhi pasi automjeti tip “Suzuki” humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke përfunduar në kanal. Për aksidentin policia e Fierit u njoftua nga banorët e zonës rreth orës 08:10 minuta, pas çka u konfirmua se viktimat janë kushërinjtë, Fisnik Muratajn - 32 vjeç dhe Agustin Murataj - 30 vjeç, si dhe e fejuara e njërit nga viktimat, shtetasja franceze, Nazia Ahmet - 34 vjeçe.
Ende nuk dihen shkaqet e fatkeqësisë, por dyshohet se dalja e makinës nga rruga ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë se madhe dhe humbjes së kontrollit nga përgjumja e drejtuesit, pasi tanimë të ndjerit po ktheheshin nga një dasmë ku kishin qëndruar deri në orët e mëngjesit.
