Maqedoni
Miniera “Sasa”, Sindikata nis bisedimet për paga më të larta
09.04.2018 18:10
Grupe të punës do të negociojnë për kërkesat e minatorëve të minierës “Sasa”...

Grupe të punës do të negociojnë për kërkesat e minatorëve të minierës “Sasa”, të cilët muajin e kaluar dolën në protesta të pakënaqur nga kushtet e punës, pagat e ulëta dhe rregullimin e përvojës së punës për dalje në pension.
Të mërkurën pritet të mbahet takimi i parë midis udhëheqësisë së minierës dhe Sindikatës multietnike. Njeriu i parë i sindikatës, Drage Jovanovski, thotë se kërkesat janë komplekse dhe nevojitet kohë që të zgjidhen, por pret që minatorët shumë shpejtë të marrin paga më të larta.
“Bëhet fjalë për kërkesa që duhet të përmbushen. Ato mund të përmbushen në periudhë prej një muaji, ose për pesë muaj e kështu me radhë. Sa i përket përvojës së punës, kjo është pjesa më e vështirë për negocim dhe paragjykoj se do të zgjasë më gjatë. Ndërkaq, sa i përket çështjes së rrogës, kjo është një çështje e drejtpërdrejtë dhe presim që shpejtë do të zgjidhim të njëjtën dhe pagat e punëtorëve do të rriten”,- deklaroi kryetari i Sindikatës multietnike, Drage Jovanovski.
Nëse nuk përmbushen kërkesat, Sindikata multietnike ka paralajmëruar grevë, që për momentin është pezulluar për shkak të bisedimeve.
Të punësuarit në minierën “Sasa” në Makedonska Kamenicë, të zhgënjyer nga qasja e udhëheqësisë, muajin e kaluar protestuan tre ditë me radhë.
MERAL ISMAILI
