MINISTRIA E EKOLOGJISË

Ndihmë zvicerane për projekte ekologjike

23.07.2014 15:21

Ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi, ka nënshkruar dy dokumente të rëndësishme për mbrojtjen e ujërave......

Ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi, ka nënshkruar dy dokumente të rëndësishme për mbrojtjen e ujërave.

23 milion franga zvicerane kushton projekti për trajtimin e ujërave të ndotur në Koçan, ndërkohë që me Agjencinë zvicerane për Zhvillim, u nënshkrua një tjetër marrëveshje për përgatitjen e planit për menaxhim me pellgun e lumit të Strumicës.

“Vlera e këtij projekti, është 300 mijë franga zvicerane dhe 100 mijë shtesë franga zvicerane janë dedikuar për financimin e ekspertëve të mundshëm shtesë për ujërat nëntokësorë”- deklaroi ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi.

“Prania ime sot këtu, është që të nënshkruajmë një marrëveshje  që do të mundësohet ndihmë për sektorin e  ujërave në Maqedoni, konkretisht plotësimin e kërkesës së Direktivës së Bashkimit Evropian për trajtimin e ujërave urban të ndotur”- theksoi ambasadori i Konfederatës së Zvicrës, Stefano Llazarato.

Ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi, iu falënderua Qeverisë zvicerane për ndihmën e dhënë në dy dekadat e fundit në projekte për mbrojtjen e mjedisit jetësor. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)