Maqedoni

Mocioni i (mos)besimit ndaj Qeverisë, Kuvendi publikon kërkesën e 41 deputetëve

10.04.2018 12:10

Kuvendi mbrëmë publikoi kërkesën për votimin e mocionit të besimit ndaj qeverisë, të kërkuar nga 41 deputetë të VMRO-së....

Në arsyetimin prej gjashtë faqesh theksohet se qeveria e udhëhequr prej LSDM – BDI, në periudhën e kaluar ka treguar se nuk ka kapacitet për të udhëhequr me institucionet të cilat janë nën pushtetin ekzekutiv.

“Kjo qeveri në vend se të merret me zgjidhjen e problemeve reale dhe nevojat e qytetarëve, siç premtoi në fushatën parazgjedhore, ata punojnë për realizimin e interesave dhe nevojave partiake”,- theksohet në dokument.

Sipas partisë opozitare, projektet e vetme të cilat i ka realizuar qeveria, siç është theksuar, janë partizimi i madh i institucioneve dhe degradimi i tyre.

Në ueb faqen e kuvendit deri më tani nuk është caktuar seancë në të cilën duhet të votohet për besimin e qeverisë, por me siguri pika do të vendoset në rend dite të mërkurën.

Jozyrtarisht, kryeparlamentari, Talat Xhaferi, përmes SMS-porosive këtë ua ka konfirmuar deputetëve.