Maqedoni

Gjykata Penale, Xhaferi - dëshmitar për tentim-vrasjen e Selës

10.04.2018 12:30

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ministri i Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevski dhe deputeti, Aleksandar Kiracovski...

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ministri i Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevski dhe deputeti, Aleksandar Kiracovski, janë dëshmitarë të ftuar në seancën gjyqësore për rastin e tentim-vrasjes së deputetit dhe njëherit kryetar i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Ata kanë qenë prezentë në sallën ku ndodhi ngjarja e përgjakshme e 27 prillit vitin e kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Deri më tani për zhvillimet e 27 prillit kanë dëshmuar disa persona, mes tyre edhe vetë Ziadin Sela, derisa në seancën e fundit një gazetare në cilësinë e dëshmitarit ka njohur disa nga sulmuesit.

Për këtë rast akuzohen Oliver Oshavkovski, Sasho Senkov, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar Janevski-Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Dellov, Stojan Pavlleski-Kobra, Kire Gjorgievski dhe Cene Gjorgjievski.