Maqedoni

Gjykata Penale, Gruevski sërish në seancë për rastin “Tank”, Koçan për “Trust”

10.04.2018 12:50

Në Gjykatën Penale për sot është caktuar seancë e re për lëndën “Tanku”, si lëndë e Prokurorisë Speciale Publike...

Në rastin “Tank” janë të akuzuar ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, ish-ministrja, Gordana Jankullovska, dhe ndihmësministri i atëhershëm për prokurim publik, Gjoko Popovski.
 
Të gjithë këta persona akuzohen për blerjen luksoze të Mercedesit për llogari të ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski. Blerja e kësaj makine luksoze i ka kushtuar buxhetit të shtetit më shumë se një gjysmë milioni euro. 
 
Në Gjykatën Penale sot është caktuar seancë për lëndën e PPS-së “Trust”, ku i akuzuar kryesor është afaristi, Sead Koçan, ndërsa akuzohen edhe dy persona fizikë dhe tre persona juridikë, në mes të cilëve edhe udhëheqësi i firmës “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato”, për pjesëmarrje në tenderin e Elektranave të Maqedonisë.