Maqedoni
Shoqata e Metalurgjisë: ShBA dhe BE të kursejnë Maqedoninë nga kufizimet për çelikun
10.04.2018 18:26
Shoqata e metalurgjisë pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë kërkon që ShBA-të dhe Bashkimi Europian ta kursejnë Maqedoninë...

Shoqata e metalurgjisë pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë kërkon që ShBA-të dhe Bashkimi Europian ta kursejnë Maqedoninë në lidhje me kufizimin e tyre në importin e çelikut, sepse, sipas tyre, Maqedonia nuk paraqet kërcënim në treg, e as që ka ndonjë mundësi të këtillë.
Kreu i Shoqatës së Metalurgjisë, Mitko Koçovski, i bëri thirrje diplomacisë maqedonase ekonomike që në maksimum të angazhohen në këtë drejtim dhe të tregojnë pasojat e këtyre masave pas zhvillimit të ekonomisë kombëtare maqedonase.
“Eksportet e produkteve të çelikut maqedonas janë 256 mijë ton, ose vetëm 0,87 për qind e totalit të importeve në BE. Përsëri i njëjti përfundim, se në asnjë mënyrë eksporti i produkteve maqedonase të çelikut në Union nuk paraqet faktor për destabilizimin e tregut të tyre. Me një argument të fortë se eksporti i produkteve të çelikut nga Maqedonia bëhet me çmimet normale të tregut dhe në asnjë mënyrë nuk shkelin parimet e tregut normal”,- deklaroi kreu i Shoqatës së Metalurgjisë, Mitko Koçovski.
Rreth 3.000 persona punojnë në Industrinë e çelikut maqedonas, por në mënyrë indirekte nga masat e ShBA-ve dhe BE-së do të preken 15 mijë persona të angazhuar në aktivitete të lidhura.
BESIM ABDULLAI
