Maqedoni

Shkup, zjarr në objektin e Ministrisë së Drejtësisë

10.04.2018 18:55

Objekti i Ministrisë së Drejtësisë në orët e pasdites është përfshirë nga flakët...

Zjarri ka shpërthyer në katet e sipërme të ndërtesës.  Zjarri tek njësiti i Zjarrëfikësve në Shkup u paraqit në ora 16 e 45 minuta, pas çka zjarrfikës të shumtë me 13 automjete dhe 22 zjarrfikës të cilët arritën në vendngjarjes dhe arritën të vendosin nën kontroll zjarrin. 
 
Deri më tani nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit, por Zëvendësminsitri i drejtësisë Oliver Ristovski ka bërë të ditur se rreth orës 16 e 30 është aktivizuar Alarmi me çrast janë evakuuar të gjith të punësuarit që asokohe ndodheshin në Minsitri.
 
Nga Zjarri janë kaluar tri zyra në aktin e katër të ndërtesës, të cilat ka pasur dokumente ardminsitrative dhe dokumente për ndihmë juridike ndërkombëtare dhe ndihmë juridike falas. Siç bëri të ditur Xhvonko Domeski komandant në njësitin e zjarrfikësve zjarri, është vënë shpejt nën kontroillë ndërsa nuk ka pasur të lënduar.