LIGA EVROPA

Metalurgu vazdhon garat në LE, Skënderbeu eliminohet në LKE

23.07.2014 15:51

Deri te suksesi i madh, ekipi i trajnerit Srgjan Zaharievski, erdhi fal golit të shënuar nga Mile Krstev prej faulit, në minutën e dytë të lojës shtesë.......

Skuadra e Metalurgut ka bërë historinë, duke u plasuar në raundin e tretë eliminator të Ligës Europa, pasi kundër Zheleznjiçarit boshnjak, në revanshin e ndeshjes së parë që u mbyll pa gola, remizoi 2-2 dhe fal golave të shënuar si mysafir, vazhdon më tutje.

Deri te suksesi i madh, ekipi i trajnerit Srgjan Zaharievski, erdhi fal golit të shënuar nga Mile Krstev prej faulit, në minutën e dytë të lojës shtesë. Ndryshe shkupjanët, nuk e nisën edhe aq mirë sfidën, me ç`rast pas 54 minutash lojë, kishin dizavatazh prej 2-0, pas autogolit të Dadevskit dhe golit të Bajiçit.

Tre minuta më vonë, Metalurgu nuk ekzekutoi penallti përmes Simonovskit, por shpresat e shkupjanëve I ktheu Radeski, me golin në minutën e 62-të, para se Krstev, në fund të ndeshjes të shënoj golin historik, që e qon skuadrën në raundin e tretë eliminator, ku sipas gjitha gjasave do të takohet me Omoninë qipriote.

Skënderbeu nuk ja ka dalë mbanë të kualifikohet për në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve, pasi me barazimin 1-1 në Korçë ndaj BATE Borisovit e ka të pamundur, nisur edhe nga barazimi pa gola në ndeshjen e parë.

Gjithsesi, korçarët e kanë dominuar këtë ndeshje deri në fund, duke krijuar shumë raste shënimi, me vetëm një konkretizim. Të parët në epërsi kaluan bjellorusët, në minutën e 25-të ku Oleknovic, i ndihmuar edhe nga traversa mposhti portierin Shehu. Më pas e gjithë loja ka folur më tepër për skuadrën shqiptare, e cila veçanërisht në pjesën e dytë e ka detyruar Baten të mbyllet në gjysmëfushën e saj dhe të mendoj më tepër të mbrohet.

Tentativat e shumta konkretizohen nga Radas, i cili me një goditje shumë të fortë nga jashtë zone, shënoi duke gjunjëzuar portierin Cernik, që bëri një gabim fillestar. Minutat në vazhdim ishin të vështira për bjellorusët, të cilët u mbrojtën me të 11 lojtarët në zonën e tyre, ndërkohë që fati nuk ishte me korçarët, pasi tentativat e tyre nuk arritën të konkretizohen. (Mustafa Ademi, TVM2)