Maqedoni

Ohër, pasdite arrin për vizitë Nikos Koxias

11.04.2018 12:02

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Koxias, pasdite arrin në Ohër, kju dhe do të ketë një darkë pune me ministrin e jashtëm maqedonas, Nikolla Dimitrov...

Koxias në Ohër arrin nga Prishtina, ndërsa takimi zyrtar Koxias - Dimitrov është planifikuar për nesër.
 
Nga Ministria e Jashtme thonë se vizita e ministrit Koxias është në kuadër të dialogut të vazhdueshëm mes dy ministrave, në kontekstin e përpjekjeve për të kapërcyer kontestin e emrit, si dhe përmirësimin e përgjithshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve.
 
Ndryshimet kushtetuese për të cilat insiston Athina janë pengesa më e madhe e marrëveshjes, ka konfirmuar ndërmjetësi i OKB-së në bisedime, Metju Nimic.
 
Burime diplomatike greke bëjnë të ditur se Athina mund të bëjë një hap prapa për ndryshimet kushtetuese, për çka Kocias po mundohet të gjejë një zgjidhje të ndërmjetme. 
 
Ndërkohë, Radio Evropa e Lirë ka njoftuar se emri final që do të finalizohet në marrëveshjen e së enjtes në Ohër në takimin midis ministrave të jashtëm të Greqisë dhe Maqedonisë, Kocias dhe Dimitrov, do të jetë që vendi të emërtohet “Maqedonia e Epërme”, ose në anglisht “Upper Macedonia”.
 
Sa i përket gjuhës, ajo do të definohet si maqedonase dhe në shënim do të shkruhet se gjuha i takon grupit të gjuhëve sllave.
 
Një njoftim i tillë nuk është komentuar zyrtarisht nga autoritetet në Maqedoni.
 
Ndërsa në prag të nisjes së turneut ballkanik të ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias, mediat greke, duke u thirrur në burime të mirinformuara, kanë raportuar se qeveria greke është e gatshme të mundësojë hapjen e zyrës diplomatike të Kosovës në Athinë,edhe pse Greqia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.