Shkupi për herë të pestë organizator i turneut në volejboll në plazh
Qyteti i Shkupit dhe federata e volejbollit të Maqedonisë, prej 25 e deri më 27 korrik, do të organizojnë turneun e pestë ndërkombëtar në volejboll në plazh...

Qyteti i Shkupit dhe federata e volejbollit të Maqedonisë, prej 25 e deri më 27 korrik, do të organizojnë turneun e pestë ndërkombëtar në volejboll në plazh.
Kryetari i Komunës së Shkupit, Koce Trajanovski, në pres konferencën e sotme, shprehu kënaqësinë që ky manifestim u shëndrua në një turne tradicional, përmes të cilit, Shkupi është futur në mesin e qyteteve evropiane, në të cilat luhen turnet më kualititativ në plazh.
Trajanovski, ka informuar që qyteti ka ndihmuar këtë turne me një shumë prej 400.000 denarësh, bashkë me sponsorët kryesor, ndërsa shpërblimi për ekipet fituese, do të jetë pesë mijë euro. Pritje të mëdha para këtij turneu, kanë shprehur edhe kryetari i federatës të volejbollit, Petar Jovanovski dhe sekretari Zoran Karanoviç.
Ndryshe, garimi do të nis të premten, nga ora 18, ndërsa në dy ditët e fundjavës, do të ketë program të dyfishtë. Garat, do të mbahen në të dyja konkurencat, ndërsa pos garuesit nga Maqedonisë, duhet cekur që deri më tani, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar volejbollist nga pesë shtete, në mesin e tyre edhe Shqipëria. (Mustafa Ademi, TVM2)