Maqedoni

Bisedimet për emrin në Ohër, Kotzias: kompromis, nga ku të dyja palët kemi dobi

11.04.2018 16:05

Para takimeve të sotme e të nesërme, edhe shefi i Diplomacisë greke është shprehur optimist...

Para takimeve të sotme e të nesërme, edhe shefi i Diplomacisë greke është shprehur optimist se gjërat po ecin në drejtim pozitiv dhe se të dyja palët e kanë kuptuar esencën e kompromisit. Dhe kompromis, sipas tij, është kur palët negociuese kuptojnë se do të kenë njësoj dobi, e jo të kujdesen se cila përfiton më shumë.
 
"Çelësi i zgjidhjes së çështjes është realizmi, pragmatizmi dhe ideja se ne duhet të bëjmë kompromise, jo të rrejshme, por kompromise nga të cilat do të përfitojnë të dyja palët. Kompromisi nënkupton se të dy palët duhet të kuptojnë se nuk mund të kenë gjithçka, por se të dy palët patjetër të kenë dobi. Shpresoj se kjo është kuptuar nga të gjitha palët në negociata dhe se do të shohim zhvillime pozitive”,-  ka deklaruar Kotzias nga Beogradi, ku ka pasur takim me homologun serb, Daçiq.