Shkeljet doganore, Tevdovski paralajmëron ulje të gjobave

11.04.2018 17:45

Zbutja e politikës së dënimeve dhe ulja e gjobave për shkeljet doganore...

Zbutja e politikës së dënimeve dhe ulja e gjobave për shkeljet doganore janë disa nga paralajmërimet e ministrit të Financave në prag të Ditës e Doganës.

Në përputhje me programin dhe prioritetet e Qeverisë, me qëllim lehtësimin e kushteve të komunitetit të biznesit dhe në interes të qytetarëve, janë përgatitur ndryshime ligjore për zbutjen e politikës së dënimeve, thotë Tevdovski.

“Në bashkërendim me Drejtorinë doganore është kryer një analizë gjithëpërfshirëse e politikës së dënimeve dhe janë përgatitur propozimet për zvogëlimin e gjobave, përkatësisht për shqiptimin e tyre sipas peshës së kundërvajtjes së kryer”,- deklaroi ministri i Financave, Dragan Tevdovski.

TANASKOVSKI: DO ELIMINOJMË BARRIERAT JOTARIFORE

Zyrtari i parë doganor, Gjoko Tanaskovski, thotë se reduktimi i gjobave është vetëm një nga reformat në këtë sektor.

“Angazhohemi për përmirësimin dhe eliminimin e të gjitha barrierave jotarifore në punën doganore përmes komitetit  të sapoformuar kombëtar për lehtësim të tregtisë. Sistemi i tanishëm për dhënien e  lejeve, aprovimi  dhe licencat në kufi do të eliminohen. Në kufi do të jepen vetëm lejet e domosdoshme veterinare dhe lejet fito sipas standardeve ndërkombëtare dhe të gjitha lejet e tjera do të jepen brenda vendit”,- tha drejtori i doganave, Gjoko Tanaskovski.

Sipas Tanasovskit, në këtë mënyrë do të përshpejtohen ndjeshëm lëvizjen e mallrave në të gjithë kufirin. (Farije Dauti Bakiju, TVM2)