Dhuna në Kuvend, konfirmohet paraburgimi për Çavkovin
11.04.2018 18:06
Gjykata e Apelit në Shkup ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Penale....

Gjykata e Apelit në Shkup ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Penale me të cilën ish ministri i Brendshëm, Mitko Çavkov, mbetet ende në paraburgim.
Nga Gjykata e Apelit thonë se e kanë refuzuar kërkesën për lirimin e Çavkovit, pasi ajo nuk ka qenë e plotë dhe kërkesa për sigurimin e garancisë për lëshim që të mbrohet në liri, kjo ka qenë e pakompletuar.
Çavkov dhe me katër persona të tjerë janë kthyer në paraburgim më 28 mars me vendimin e Gjykatës Penale, një ditë pasi Gjykata Supreme e RM-së i lëshoi nga burgu hetimor i Shutkës në arrest shtëpiak.
