Maqedoni

Të akuzuarit marrin në dorë vendimin, sopotasit edhe zyrtarisht të pafajshëm

11.04.2018 18:23

Të akuzuarit e pafajshëm në rastin “Sopoti”, më në fund edhe zyrtarisht kanë në duart e tyre vendimin e shumëpritur të gjykatës, që i liron tërësisht nga akuzat....

Më 19 mars, Prokuroria Publike Speciale e mbylli rastin në fjalë, në mungesë të fakteve lidhur me akuzat për terrorizëm për 11 banorët e Sopotit. Nga 11 të akuzuarit, njëri nuk e priti dot vendimin zyrtar në letër për pafajësinë e tij, 4 të akuzuar ende u fshihen organeve të rendit. 6 të akuzuarit që u shpallën të pafajshëm në seancën e fundit të mbajtur më 19 mars, thanë se do të kërkojnë dëmshpërblim për vitet e burgut. 
 
11 banorët e Sopotit u dënuan me mbi 150 vite burg për një shpërthim në fshatin e tyre, afër kufirit me Serbinë, ku humbën jetën dy ushtarë polakë të NATO-s dhe një shoqërues i tyre civil. Por, askush gjatë këtyre viteve nuk i dëgjoi të akuzuarit që këmbëngulnin se nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen.