Maqedoni
Zjarri në Ministrinë e Drejtësisë, ende nuk dihen shkaqet, MPB vazhdon hetimet
11.04.2018 18:51
Ende nuk janë të qarta shkaqet e zjarrit që dje shpërtheu në katin e katërt të Ministrisë së Drejtësisë...

Ministria e Brendshme ende po heton se çfarë e shkaktoi zjarrin në zyrat e departamentit të ndihmës juridike ndërkombëtare, kontabilitetit dhe sektorit të financave.
Ende nuk ka asnjë të dhënë as se çfarë materialesh janë shkatërruar në këto zyra. Ministria e Drejtësisë sot nuk punoi, pasi për shkak të zjarrit është ndërprerë energjia elektrike. I vetmi i gatshëm për përgjigje, madje edhe pa u pyetur nga gazetarët, sot ishte zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski, i cili po ashtu i ka të paqarta shkaqet e zjarrit, por tha se fat është fakti që nuk ka as viktima e as të lënduar.
