Maqedoni

Në Alpet Zvicerane po kërkohet një nga njerëzit më të pasur të Gjermanisë

11.04.2018 20:23

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë një nga njerëzit më të pasur të Gjermanisë, i cili është zhdukur prej te shtunes në Alpet e Zvicrës ku kishte shkuar për të skijuar....

Karl-Erivan Haub, trashëgimtar i zinxhirit të supermarketeve Tengelmann, nuk u kthye nga një udhëtim turistik skijimi në Alpet zvicerane, pranë Matterhorn
 
Një zëdhënëse e Tengelmann konfirmoi të mërkurën se po kryhet  një kërkim "me shpejtësi të plotë" për Haub.
 
58-vjeçari ka qenë përgjegjës për firmën që nga viti 2000. Ai zotëron markave të ndryshme supermarketi në Gjermani dhe Evropën Qendrore.
 
Në një letër të botuar në gazetën gjermane 'Handelsblatt', vëllai i shefit të supermarketit, Christian Haub, tha se ai ishte një skiator dhe alpinist me përvojë.
 
Ai tha se shpresonte ende që vëllai i tij do të gjendej, por se familja Haub, një nga më të pasurat e Gjermanisë, ishte "e përgatitur" për lajme të këqija.
 
Nëse Haub nuk do të gjendet, "biznesi do të vazhdojë të funksionojë normalisht dhe rregullisht", shtoi ai.
 
Familja e miliarderit të zhdukur është një ndër më të pasurat në botë. Revista Forbes e kishte renditur atë në vendin e 265’të të njerëzve më të pasur./Ora News