Kujdes çfarë hani, ziejini mirë ushqimet!
Rezultatet e para janë negative, të tjerat janë duke u analizuar dhe deri të premten do te ketë rezultate. Ndërkohë, inspektorët në vazhdimësi janë në terren për të hulumtuar prodhimet....

Në Institutin e Shëndetit Publik, kanë arritur 100 mostra të prodhimeve nga Industria e Mishit, 48 nga qumështi dhe prodhimet e qumështit.
Rezultatet e para janë negative, të tjerat janë duke u analizuar dhe deri të premten do te ketë rezultate. Ndërkohë, inspektorët në vazhdimësi janë në terren për të hulumtuar prodhimet.
Ekipi ynë, sot vizitoi depot e Kompanisë “Dauti Komerc”. Ata i mirëpresin inspektorët, pasi janë të sigurt në produktet që importojnë dhe eksportojnë.
“Në këtë pjesë, kemi gjëra qumështore, mishra dhe gjëra ushqimore të përgjithshme, të gjitha këto i mbajmë me standarde të larta sipas Hasap-sistemit dhe kemi të implementuar Iso-Standardet në vitin 2000-2001, po ashtu për çdo hyrje të mallit në doganë, kemi kontroll prej inspektorëve, të cilët janë veterinar dhe mjek, të cilët i marrin artikujt dhe i kontrollojnë dhe na japin leje për ushqim”- deklaroi Zuhra Shabani nga Kompania “Dauti-Komerc”.
Ekipe të epidemiologëve, tashmë janë në terren duke bërë hulumtime te familjarët e të prekurve. Ndërkohë, rekomandimet e mjekëve që të jemi sa më larg bakteries, janë të vazhdueshme.
“Është një bakterie termolabile, d. m. th. në temperaturat e larta ajo zhduket. Pra, preventiva kryesore, infeksioni, mund të shkaktohet prej të gjitha materieve ushqimore nëse nuk janë të përpunuara në aspektin higjieniko-termik. Mirë është si preventivë numër një ushqimet, zarzavatet në përgjithësi të pastrohen, të lahen mirë, të mbahet higjiena personale, duhet termikisht të përpunohen, siç është mishi, produktet e mishit, qumështi dhe prodhimet e qumështit, të cilat nuk janë të ziera prej përpara, duhet të lihen të fermentohen, respektivisht ajo periudha kohore e cila është 120 ditë”- theksoi mjeku i përgjithshëm, Sedat Lumani.
Bakteria, mund të mbijetojë edhe në temperatura mjaft të ulëta, siç është frigoriferi dhe në ushqimet të cilat ruhen nëpër kushte normale, e mos të flasim më për ushqimet që shiten në kushte anormale, nëpër tezga të ndryshme. (Rina Turkeshi-Saiti, TVM2)
