Maqedoni
Qeveria Zaev i mbijeton mocionit të mosbesimit të VMRO-DPMNE-së
11.04.2018 23:15
Nuk ka kaluar në kuvend Mocioni i mosbesimit i kërkuar nga VMRO DPMNE-ja për ta rrëzuar qeverinë Zaev...

Pas një debati që zgjati që nga mesdita e sotme deri pas orën 23:00, 62 deputetë votuan “për”, 40 kundër dhe 2 abstenuan. Votimit I parapriu debat I ashpër në të cilin VMRO akuzoi ekzekutivin, si më të papërgjegjshmin, m ë jo punëtorin dhe më të kriminalizuarin në historinë e vendit.
Edhe opozita shqiptare me plot vërejtje për punën e ekzekutivit, por gjatë debatit ASH u deklarua se do të abstenojë. Gjithsesi, debati I sotëm ktheu pas 5 muajsh në kuvend partinë e Mickoskit.
Ish kreu I VMRO-së dhe ish kryeministri I vendit, Nikolla Gruevski, duke përmbyllur fjalimet maratonë të deputetëve të partisë së tij, akuzoi Zaevin se nuk ia solli maqedonisë jetën që ia premtoi.
Kryeministri Zaev tha se punët janë duke u përmirësuar dhe kjo reflektohet në jetën e qytetarëve dhe punën e institucioneve dhe kompanive. Zaev i bëri thirrje kryetarit të shtetit, Gjorge Ivanov që të nënshkruajë edhe Ligjin për gjuhët.
