Maqedoni

Parashikimi i motit për sot

12.04.2018 09:11

Masat e ngrohta të ajrit me origjinë nga Afrika veriore do të jenë prezent, duke favorizuar kushte për një mot relativisht stabil...

Masat e ngrohta të ajrit me origjinë nga Afrika veriore do të jenë prezent, duke favorizuar kushte për një mot relativisht stabil dhe me temperatura mbi 20 gradë celsius.
 
Një situatë stabile e motit do të vazhdoj deri ditën e premte , ku më tej do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat pasdite vende-vende mund të sjellin riga shiu të karakterit lokal.
 
 
Shtypja atmosferike do t’i mbajë vlerat e normales. Temperaturat minimale  do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihet të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius.
 
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe jugperëndimi me shpejtësi maksimale deri 5m/s.