Maqedoni

Seancë plenare për ligjet reformuese

12.04.2018 11:10

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot pritet të votohen ligjet nga pakoja reformuese 3-6-9 të Qeverisë...

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot pritet të votohen ligjet nga pakoja reformuese 3-6-9 të Qeverisë, të cilat, sipas paralajmërimeve janë harmonizuar me VMRO-DPMNE.
 
Ligjet reformuese pritet të votohen para publikimit të Raportit të Progresit të KE-së, të paraparë për më 17 prill.
 
Janë planifikuar katër seanca parlamentare, të cilat u vendosën në agjendë që nga dita e martë dhe më pas u anuluan për sot. Shumica e ligjeve kanë të bëjnë me gjyqësorin.