Botë
Sulmi me armë kimike, Shtëpia e Bardhë “zbut” tensionet për Sirinë
12.04.2018 18:55
Pavarësisht paralajmërimeve të presidentit Trump për sulm me raketa në Siri, Shtëpia e Bardhë njoftoi se ende nuk është marrë një vendim....

Zëdhënësja, Sarah Sanders, tha se aktualisht të gjitha opsionet po shqyrtohen, përfshirë edhe ndërhyrjen ushtarake. Presidenti amerikan, Donald Trump, bisedoi në telefon presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, me të cilin ra dakord për të qëndruar në kontakt rreth mbajtjes së situatën nën kontroll.
Më herët presidenti rus, Vladimir Putin, tha se shpresonte që fryma e bashkëpunimit të mbizotëronte pas kërcënimeve të Trumpit për sulm në Siri. ShBA akuzon regjimin sirian për sulmin kimik të së shtunës në Duma, ku u vranë rreth 100 persona.
