Botë

Kushtetuesja pezullon zgjedhjen e kryeparlamentarit

23.07.2014 18:03

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka nxjerrë Vendimin për Masë të përkohshme...

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka nxjerrë Vendimin për Masë të përkohshme, me të cilën pezullon Vendimin për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të votuar nga 83 deputetë të Kuvendit më 17 korrik.
 
Me këtë vendim, obligohet Kuvendi të përmbahet nga çfarëdo veprimi deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës.
 
Vendimi i Gjykatës, i kumtuar përmes një postimi në faqen zyrtare, pason kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së zgjedhjes së Isa Mustafës në postin e kryetarit të Kuvendit.