Plani 3-6-9: Osmani prezenton statusin e implementimit
Në prag të publikimit të Raportit të KE-së për përparimin e Maqedonisë në rrugën eurointegruese, Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani...

Në prag të publikimit të Raportit të KE-së për përparimin e Maqedonisë në rrugën eurointegruese, Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani sot ben prezantimin statusiit te implementimit të Planit 3-6-9.
Përparimin e Maqedonisë në zbatimin e Planit 3-6-9, Osmani mbrëmë në Bruksel e ka prezentuar para përfaqësueses së lartë të BE-së të Punëve të Jashtme dhe Siguri Federika Mogerini.
Në këtë takim, Osmani e ka njoftuar Mogerinin edhe për pengesat tjera në rrugën e Euro integrimit. Në periudhën e ardhshme sipas Osmanit, pritet edhe zgjidhje për çështjen e emrit me Greqinë, pas çka sipas tij do të mënjanohen të gjitha pengesat për inkuadrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.
Zv/kryeministri Osmani në takimin e djeshëm në Bruksel, me zyrtarë të lartë të Unionit, porositi se Maqedonia do të vazhdojë me reformat edhe pas Raportit të KE-së. Raporti I KE-se per perparimin e Maqedonisë pritet te publikohet më 17 prill.
